This event has ended
Looking for something happening now? Check out upcoming events in Tirana.
See upcoming events →Mes njohjes dhe padukshmërisë ligjore
About the event
Sot u prezantua raporti “Mes njohjes dhe padukshmërisë ligjore”, një analizë queer-feministe e vendimmarrjeve gjyqësore dhe institucionale në çështje të lidhura me orientimin seksual, identitetin dhe shprehjen gjinore dhe karakteristikat e seksit në Shqipëri.
Gjetjet e raportit u prezantuan nga Av. Dea Nini, në një aktivitet me pjesëmarrjen e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa Bungo, si dhe përfaqësuesve të institucioneve, shoqërisë civile, profesionistëve të së drejtës dhe aktivistëve.
Studimi, përmes një metodologjie inovative të bazuar në qasjen analitike queer-feministe, analizon 45 vendime institucionale dhe gjyqësore dhe zhvendos vëmendjen nga pyetja se çfarë vendosin institucionet, te mënyra se si një pretendim bëhet juridikisht i dukshëm, i dëgjueshëm, i analizueshëm dhe, në fund, i mbrojtshëm.
Ndër gjetjet kryesore të raportit janë padukshmëria institucionale e këtyre çështjeve, roli i filtrave proceduralë në kufizimin e shqyrtimit në themel, dallimi ndërmjet citimit dhe zbatimit real të standardeve ndërkombëtare, si edhe mënyra se si kategori dhe norma formalisht neutrale mund të mbartin premisa heteronormative ose cisnormative. Raporti shqyrton gjithashtu kufirin ndërmjet interpretimit institucional e gjyqësor dhe vakumeve ligjore.
Një nga përfundimet qendrore të studimit është se një pretendim nuk bëhet juridikisht i dukshëm dhe i mbrojtshëm vetëm sepse është paraqitur përpara një institucioni apo gjykate. Dukshmëria juridike prodhohet përgjatë gjithë procesit të vendimmarrjes: nga mënyra se si çështja identifikohet nga vetë sistemi, te filtrat proceduralë, kategorizimi juridik i pretendimit, standardet ndërkombëtare që konsiderohen të zbatueshme dhe pesha që ato marrin në arsyetim.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e diskutimit dhe kontribuuat me pyetje, reflektime dhe perspektiva mbi gjetjet e studimit.
elc_lesbiancommunity
Nearby Hotels
via Stay22Tirana, Albania Open in Maps →
Last verified: 16 Oct 2026 Source: instagram.com Report an issue