Protestë Kombëtare Vrasja E Grave Të Trajtohet Si Urgjencë Kombëtare
About the event
Një grua kërkoi mbrojtje. Tri ditë ma vonë, u vra.
Arlinda Zekaj i kishte shkru prokurores në Pejë, tu kërku masa urgjente dhe hetim ndaj zyrtarëve që kishin dështu me e mbrojtë. Natën e vrasjes, policia ishte njoftu për dhunë në familje. Pak ma vonë, ajo u gjet pa shenja jete. I dyshuari për vrasjen, kunati i saj, gjendet në arrati.
Sa gra duhen me u vra derisa institucionet japin llogari? Sa herë duhet me kërku ndihmë një grua, para se dikush me e marrë seriozisht rrezikun që i kanoset?
Nuk pranojmë me jetu në nji shoqni ku gratë duhen me u tutë për jetën e tyne, ndërsa institucionet e kalojnë përgjegjësinë prej njanës te tjetra. Nuk pranojmë që dhuna ndaj grave me vazhdu, e na me u kthy n’shpi e me pritë viktimën e radhës.
Qëndrojmë përkrah luftës feministe kundër patriarkatit, dhunës dhe institucioneve që dështojnë me i mbrojtë gratë. Kur grave u merret jeta, revolta osht e domosdoshme.
I bashkohemi thirrjes së kolektivifeminist për protestë kombëtare. Të mërkurën, të enjten, të premten e ditëve në vijim, dalim në rrugë dhe bllokojmë institucionet. Ka ardhë koha që ky shtet me dhanë llogari.
Nisemi prej sheshit Zahir Pajaziti drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë e deri te Qeveria.
DREJTËSI PËR GRATË E VRARA.
About the venue
Dylberizm is an Albanian-language queer media and culture project based in Kosovo. It started in 2018 as an Instagram account and now publishes LGBT+ news, local queer history, cultural pieces and first-person testimonies from people in Kosovo and the wider Albanian-speaking region…
View venue →Nearby Hotels
via Stay22Pristina, Kosovo Open in Maps →
Our three picks · Pristina
via Booking.comSmall guesthouse on Rrugë Musine Kokalari in central Pristina, rated 5.0 from a handful of reviews. Listed as gay-friendly.
Central Pristina hotel on Skenderbeu street, walkable to Mother Teresa Boulevard. Gay-friendly mainstream hotel.
Five-star hotel on Mother Teresa Square in central Pristina, one of Kosovo's best-known upscale hotels.
More events nearby
Last verified: 26 Oct 2026 Source: instagram.com Report an issue